Supë me hithra dhe patate

 

Përbërësit:

1 tufë me hithra, radhiqe dhe lëpjetë
2 qepë të njoma
1 thelpi hudhër
2 patate
1 degë nenexhik
200 ml qumësht
Kripë, piper
Vaj ulliri
500 ml ujë

Përgatitja:

Hithrat i vendosim në ujë të nxehtë për 2 minuta. Kaurdisim qepën, hudhrën dhe patatet në vaj ulliri me kripë dhe piper, në fund shtojmë hithrat. Hedhim ujë dhe i ziejmë, 5 minuta e fundit shtojmë dhe qumështin. I kalojmë në grirës elektrik dhe e bëjmë supën kremoze. E servirim me pak vaj ulliri dhe mente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *