Shefi i AKI-së raporton sot para komisionit parlamentar

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, pritet të raportojë sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së. Mbledhja e komisionit është caktuar të nisë në orën 10:00.

Ndërkohë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të takohet me drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia.

Në orën 11:00, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2025.

Kurse në orën 13:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të trajtojë Projektligjin nr. 11/L-003 për energjinë dhe Projektligjin nr. 11/L-004 për energjinë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *