E hëna e 2 nëntorit po përcjellet me zhvillime të rëndësishme në Policinë e Kosovës.
Burime bëjnë të ditur se është vendosur që të ketë ndryshme drastike në një pjesë të madhe të stafit menaxhues në Policinë e Kosovës.
Ndryshimet përfshijnë pozita të larta drejtuese rajonale, ndryshime në departamente brenda këtij institucioni dhe ndryshime të pozitave të brendshme.
Dhjetëra ndryshime tashmë janë kumtuar dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohen.
Ky “tërmet” në institucionin më të lartë të sigurisë vjen tre ditë pas dorëheqjes së ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
“Tërmet” në Policinë e Kosovës, po ndodhin ndryshime të mëdha!