Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj në FSK

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se ky proces ka ndikuar në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së dhe se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar.

 

“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se investimet në zhvillimin e FSK-së do të vazhdojnë, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin e saj.

 

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *