Byrek i shpejtë me spinaq me vetëm 2 petë me palosje

Byrek i shpejtë me spinaq me vetëm 2 petë me palosje

Përbërësit:

500 g miell Ola
250 ml ujë
1 lugë e vogël me kripë
1 kg spinaq
Djathë të bardhë
Vaj ulliri

Përgatitja:

Formojmë brumin me miell, kripë dhe ujë. E ndajmë në dy pjesë, secilën e hapim petë të madhe e lyejmë me vaj, e palosim disa herë dhe e hapim përsëri. E shtrojmë në tavë të lyer me vaj, shtypim spinaqin me duar dhe kripë, e shtrydhim edhe e vendosim mbi petë, shtojmë thërrime djathi dhe vaj ulliri. Hapim petën tjetër po në të njëjtën mënyrë me palosje. E shtrojmë në tavë, e lyejmë me vaj ulliri sipër dhe e pjekim për 25-30 minuta në 200 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *