Kërnaja sfidon Josën: Flamurtari sulmon pa frikë, 3 pikë me Besëlidhjen

Flamurtari kërkon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive edhe në përballjen e sotme ndaj Besëlidhjes, që do të luhet në Vlorë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Oltijon Kërnaja shprehet optimist dhe thekson se skuadra do të zbresë në fushë me të njëjtën filozofi loje, dëshirë dhe përqendrim.

Tekniku kuqezi e vlerëson Besëlidhjen si një kundërshtar të fortë, por beson se mbështetja e tifozëve do të jetë një shtysë e rëndësishme për të siguruar tri pikët. Kërnaja ndalet edhe te ecuria e skuadrës dhe loja sulmuese, duke nënvizuar se Flamurtari ka shënuar tetë gola në tri ndeshjet e fundit.

Kërnaja, çfarë prisni nga ndeshja e sotme me Besëlidhjen në Vlorë? Shpresoj të vazhdojmë me të njëjtën qasje, dëshirë dhe fi lozofi loje. Do të hyjmë në fushë për të fi tuar, duke dhënë maksimumin, duke vrapuar dhe duke krijuar raste. Shpresojmë të shënojmë dhe të marrim një tjetër fi tore, por këtë do ta vendosë fusha.

Si e parashikoni këtë takim? Pres një ndeshje të fortë përballë një kundërshtari që ka bërë paraqitje të mira. Këtë herë do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve tanë të mrekullueshëm, të cilët na kanë munguar shumë. Shpresojmë të fi tojmë dhe të marrim tri pikët e radhës.

Sa i rëndësishëm është rikthimi i tifozëve në mbështetje të skuadrës? Tifozët janë shtysa jonë më e madhe. I ftoj që të jenë sa më të shumtë në numër dhe të na mbështesin. Prania e tyre është shumë e rëndësishme për ne.

Çfarë ka ndryshuar te Flamurtari në ndeshjet e fundit, duke parë rezultatet dhe lojën e skuadrës? Skuadra po luan me të njëjtën fi lozofi dhe dëshirë. Kemi dominuar lojën dhe, për mua, nuk ka ndryshuar asgjë në mënyrën tonë të të luajturit. Gjithmonë kemi hyrë në fushë me të njëjtin përqendrim.

Flamurtari ka krijuar raste të shumta, por është folur edhe për mungesë fi nalizimi. Si e vlerësoni këtë aspekt? Nuk është e vërtetë që nuk shënojmë. Kemi realizuar plot tetë gola në tri ndeshjet e fundit. Skuadra sulmon, krijon raste dhe ndërton aksione në mënyrë të rrjedhshme e të automatizuar. Kjo tregon se po funksionojmë mirë në aspektin ofensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *