Partizani pati tri mungesa ndaj Vorës për shkak dëmtimesh. Kapiteni Xhuliano Skuka, Altin Aliu dhe Alesio Mija nuk ishin me skuadrën.
Skuka, Aliu dhe Mija do të mungojnë edhe ndaj Skënderbeut. Takimi me korçarët vlen për javën e tetë të Abissnet Superiore.
Partizani i Mislav Karoglan do e presë Skënderbeun në Vorë, më 24 tetor prej orës 13:30. Të kuqtë regjistrojnë vetëm 4 pikë pas 7 javësh, si asnjëherë tjetër në historinë e tyre.
Skënderbeu numëron 2 pikë më tepër se Partizani i vendit të fundit. Motivimi qëndron tek ekipi i Ahmatajt që mposhti Elbasanin në javën e fundit.