“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Start 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç; N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatitnin dhe shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë gjatë kontrolleve të kryera fizike dhe në banesat e tyre blutë sekuestruan: 94.70 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, 2 peshore elektronike, 1 automjet dhe 1 orë dore e markës “Rolex”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë