Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të dielën në Podujevë, ku një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri, por pa e qëlluar,
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 14:00.
Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën, ndaj të cilit dyshohet se kishte shtënë i dyshuari.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka kryer kontroll në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë”.