Studentët në RMV pritet të mblidhen të shtunën e 24 tetorit, në protestën kombëtare të paralajmëruar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Edhe pse në mbështetje të tyre janë rreshtuar pedagogë, mjekë dhe përfaqësues të biznesit të vogël, mbetet njëfarë paqartësie për ndarjen e orareve të tubimeve.
Protesta e thirrur nga vetë studentët është njoftuar për në orën 14:00, duke nisur nga Ministria e Arsimit.
Përgatitjet për protestën vijojnë, ndërsa pritet që në kryeqytet të mbërrijnë edhe studentë nga rrethet, të cilët gjatë ditëve të fundit janë solidarizuar me lëvizjen studentore. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera universitare, ndërsa tubimi i së shtunës pritet të bashkojë të rinj nga disa zona të vendit.
Orar i ndarë për tubimet, studentët në orën 14:00
Sipas njoftimeve të bëra publike deri tani, aktivitetet e paralajmëruara për të shtunën përfshijnë disa orare: në orën 10:00 pritet të mblidhen pedagogët pranë Universitetit Politeknik, ndërsa në orën 12:00 Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj të mbështesin protestën.
Ndërkohë, studentët e kanë thirrur protestën e tyre kombëtare për në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit fillimisht, e më pas Kryeministrisë. Ky është tubimi kryesor i paralajmëruar nga të rinjtë, të cilët pritet të jenë në qendër të protestës.
Ndarja e orareve ka krijuar paqartësi se si do të bashkërendohen grumbullimet e ndryshme gjatë ditës dhe në çfarë momenti do të bashkohen pjesëmarrësit. Megjithatë, orari i njoftuar për protestën e studentëve mbetet ora 14:00.
Pritet pjesëmarrje nga rrethet
Përveç studentëve të Tiranës, në tubim pritet të marrin pjesë edhe të rinj nga qytetet e tjera, pas protestave dhe reagimeve solidarizuese të zhvilluara gjatë javës.
Pedagogë, mjekë dhe përfaqësues të sindikatës së biznesit të vogël kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentët. Ndërkohë, mbetet për t’u parë numri i pjesëmarrësve dhe mënyra se si do të zhvillohet protesta e së shtunës.
Edhe pse protestat e kaluara kanë qenë shumë të dhunshme në trakte të tyre, ditët e fundit ato janë qetësuar. Por indikacione tregojnë se protesta e së shtunës mund të karakterizohet nga trazira të forta.