Misioni për stabilizimin e Gazës, nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen e Shqipërisë

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers. 

I pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social në lidhje me këtë marrëveshje, Nufi është shprehur: 

“Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, shkroi ai. 

Në misionin për stabilizimin e Gazës do të angazhohen 40 efektivë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *