Sfidë direkte, Shehi: Me Laçin e vështirë, Vora synon trepikëshin

Vora me seancën e djeshme i ka dhënë fund përgatitjeve për takimin që do ta luajë sot në Laç kundër kurbinasve. Atmosfera tashmë në ekip është e mirë dhe optimiste pas kalimit të ngërçit të fitores, e çdo gjë tashmë është vënë në dispozicion të kësaj ndeshje delikate dhe të vështirë.

Pas përgatitjeve intensive gjatë gjithë javës, Vora është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme në kampionat e këtë herë në transfertën kurbinase. Pritet që të jetë një përballje e luftuar dhe vendimtare për ecurinë e skuadrës vorake. Në prag të këtij takimi, qendërmbrojtësi vorak, Dajan Shehi flet për formën e ekipit, objektivat dhe atë që e pret nga kjo ndeshje delikate jashtë shtëpisë së tyre.

“Ne jemi përgatitur shumë seriozisht, duke e lënë pas atë eufori të arritur një javë më parë në fitoren e thellë kundër Partizanit. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos kur flitet për transfertën e Laçit, por skuadra ka qenë e fokusuar fort dhe ka punuar shumë gjatë javës për të marrë një rezultat pozitiv. Nga kjo përballje presim që të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja palët. Laçi është një ekip që në fushën e vet bëhet shumë i fortë dhe kërkon gjithmonë pikë.

Gjithsesi ne jemi përgatitur për ta përballuar me sukses. Përpos ulje ngritjeve tona, mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Po rritemi në grup dhe po kuptohemi shumë mirë në fushë me njëri-tjetrin e cila është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tonë. Përsa i përket pjesës time individuale, mendoj se mbrojtja do të jetë çelësi zgjidhjes, duke dhënë maksimumin në këtë rol, por synimi ynë mbetet fi torja, edhe pse çdo ndeshje ne e shohim për të marrë tre pikë, nganjëherë në transferta të tilla vlen edhe një pikë”, ka deklaruar elbasanasi, që luan për Vorën prej tre sezonesh, qendërmbrojtësi Dajan Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *