Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se ndalimi është bërë meurdhër të prokurorit kujdestar.
“Ju konfirmojmë se me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë, personi me inicialet G.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërkohë, Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet enevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotëtë rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Shala.
Ndërkaq, burime të “Betimi për Drejtësi” kanëraportuar se Berisha dyshohet se e ka kërcënuarbashkëshorten e tij duke i thënë se do t’i ndodhë enjëjta gjë sikurse Arlinda Zekajt.
Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026, ndërsa për rastin dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Viktima paraprakisht kishte raportuar ish-bashkëshortin e saj, Jeton Sylaj, për dhunë nëfamilje.
Hetimet për rastin ndaj Gëzim Berishës janë dukevazhduar.