Ankth për Armando Brojën te Burnley, tjetër dëmtim i rëndë për shqiptarin? Trajneri: Është serioze

Burnley pësoi një tjetër disfatë në fundjavë, duke përkeqësuar akoma më shumë situatën në Championship, por si të mos mjaftonte kaq lajme jo të mira vijnë edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare Armando Broja. Edhe pse zbriti në fushë si titullar Broja luajti vetëm 11 minuta për shkak të një dëmtimi që e la të shtrirë në fushë në tantativë për të kontrolluar një top.

Në fillim sinjalet nuk ishin të këqija, por në vijim u vështirësuan. Lajmin jo të mirë e konfirmoi edhe trajneri Niki Hajen, i cili pas konferencës për shtyp u shkarkua.

“Ai ndjeu kërcitje në zonën e ijëve, kështu që është një tjetër dëmtim. Serioz? Mendoj kështu, por duhet të presim. Por ai e ndjeu shumë keq”, u shpreh Hajen pas h

Armando Broja dhe Burnley po kalojnë një sezon shumë të vështirë në ligën e dytë angleze. Pas 12 javësh kampionat, ekipi që zbriti nga Premier League, rrezikon shumë të zbresë edhe nga Championship, pasi ka grumbulluar vetëm 8 pikë. Sulmuesi shqiptar në verën e 2025 u transferua nga Chelsea për 23 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *