Gol nga goditja e dënimit, Endri Çekiçi e bën “sefte” me skuadrën e re

Mesfushori Endri Çekiçi ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës së Gabalas, teksa realizoi nga goditje e dënimit ditën e sotme në duelin ndaj Mingachevir, e vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Azerbajxhanit.

Ishte minuta e 42-të, kur pogradecari tundi rrjetën, duke ngritur shifrat në 2 me 0, teksa kuqezinjtë triumfuan me shifrat 3 me 0, ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.

Çekiçi është aktivizuar 3 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupë. Vlen të theksohet fakti se Gabala drejtohet nga trajneri shqiptar, Zekerija Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *