Ka ndërruar jetë Berat Asllani nga Mitrovica, i cili disa ditë më parë ishte aksidentuar me motoçikletë në këtë qytet.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, aktori i njohur Agan Asllani, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.]
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, […] njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.