Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar pak para vendimit për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe katër të tjerëve lidhur me rastin për pengim të drejtësisë.
Behrami përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, ka thënë se asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashin Thaçin nga historia e Kosovës.
“Te gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e kësaj fitoreje dhe të të gjitha ngjarjeve historike që pasuan. Por kot e kanë! Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!”