Mesfushori Endri Çekiçi ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës së Gabalas, teksa realizoi nga goditje e dënimit ditën e sotme në duelin ndaj Mingachevir, e vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Azerbajxhanit.
Ishte minuta e 42-të, kur pogradecari tundi rrjetën, duke ngritur shifrat në 2 me 0, teksa kuqezinjtë triumfuan me shifrat 3 me 0, ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.
Çekiçi është aktivizuar 3 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupë. Vlen të theksohet fakti se Gabala drejtohet nga trajneri shqiptar, Zekerija Ramadani.