43
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Paraditja e së mërkurës do ta gjejë kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, në një vizitë blic në vendin tonë.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve diplomatike, raporton se numri një i qeverisë italiane do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 12:20 të së mërkurës. E vetmja ndalesë në këtë vizitë disa orëshe të sajën në vendin tone, nga ku do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, sikurse, do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.
Kryeministria Meloni do të shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë.
Të njëjtat burime i thanë Top Channel se kryeministria Meloni dhe kryeministri Edi Rama pritet nga Shëngjini të japin një konferencë për shtyp.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com