©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Tashmë është zyrtare, Gareth Southgate nga sot nuk është më trajneri i kombëtares angleze. Një lajm që pritej, sidomos pas disfatës së dytë rradhazi në finalen e së djelës ndaj Spanjës. Ka qenë vetë federata angleze që nëpërmjet një postimi, ka lajmëruar përfundimin e aventurës së Southgate tek “Tre Luanët”, pas 8 vitesh.
“Si anglez, ishte një nder për mua të luaja fillimisht për Anglinë e më pas të isha në rolin e trajnerit. Për mua kjo do të thotë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për të shfletuar një kapitull të ri”, thuhet në deklaratën e Southgate.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com