Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA) në auditimin e pasqyrave financiare vjetore, ka gjetur se zyra e presidentes së Kosovës, ka bërë tejkalimin e afateve ligjore me punësimet me ushtrues detyre.
Sipas raportit për vitit 2023 është dyfishuar numri i të punësuarve si ushtrues detyre.
Kjo situatë sipas ZKA-së ishte ndikuar nga fakti se zyra e presidentes është në proces të hartimit të legjislacionit sekondar përfshirë këtu Udhëzimin administrativ për rekrutime, për procesin e sistematizimit e klasifikimit si dhe faktin e ndryshimit të Ligjit për zyrtarët publikë dhe nevojës për përshtatje të sistemit të SIMBNJ-së për institucionet e pavarura.
ZKA-ja ka konstatuar se mbajtja e pozitave me UD për një kohë më të gjatë se afati i paraparë ligjor rrezikon që pozitat e ndryshme të mbahen nga persona që nuk i përmbushin kriteret e kërkuara-përcaktuara për pozitat adekuate.