©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në një takim zëvendëssekretarin e Shtetit amerikan për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma.
Departamenti i Shtetit, njofton se në Kosovë, do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si edhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.
Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.
Gjatë ditës së djeshme, zv.sekretari ka qëndruar në Shqipëri, vizita e tij do të jetë në tri shtete të Ballkanit, Shqipëri, Kosovë dhe Serbi./Indeksonline/
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com