Ivan Stoilkoviqi nga Partia Demokratike e Serbëve është propozuar për Ministër që do të udhëheq me resorin për marrëdhënie midis bashkësive, kurse njëkohësisht do të jetë edhe Zv/Kryeministër.
Ndryshe, Stoilkoviqi më 25 Maj ka marrë pjesë në të ashtuquajturin Forumin e Sigurisë në Moskë I shoqëruar nga ish-shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin por edhe Presidentin e Republika Sërpska, Milorad Dodik. Në këtë takim është drejtuar Presidenti rus, Vladimir Putin, sipas të cilit, Rusia dhe aleatët e saj do të arrijnë të bëjnë një “botë më të drejtë” si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
Por, jo vetëm kaq!
Partneri I koalicionit të Mickoskit, Stoilkoviqi, Gjenocidin në Srebrenicë e kishte quajtur “diznilend nekrofil” për cka ka marrë kallëzim penal nga parti boshnjake në RMV.
Stoilkoviqi gjithashtu gjatë një interviste për portalin “Republika” ka thurur elozhe për Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq duke pohuar se “Vuçiqi në Ohër u ka mbajtur leksione autoriteteve maqedonase se si negociohet”, duke bërë thirrje që mund të ndryshohet korniza negociuese e vendit për rrugëtimin evropian.
Stoilkoviqi gjithashtu ka takuar edhe zyrtarë të partive ruse ku janë promovuar, sic thuhet, lidhjet shpirtërore Rusi – Maqedoni.