©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Parku Nacional i Sharrit i ka bërë thirrje publike institucioneve më të larta në Kosovë për ndihmë në shuarjen e zjarreve që i ka përfshirë pyjet në Oshlak.
Në thirrjen për ndihmë thuhet se situata në Parkun Nacional të Sharrit është alarmante, ku kërkuan ndihmën edhe të KFOR-it dhe FSK-së.
“Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rrezikshmëri të lartë, në pamundësi të intervenimit nga toka, ftojmë të gjitha institucione si KFOR, FSK dhe institucione relevante për intervenim nga ajri me helikopter dhe të ngjashme”, thuhet në reagim.
Në rast se nuk reagohet shpejt, Parku Nacional i Sharrit tha se gjendja me zjarret po merr përmasa katastrofale dhe rrezikshmëria është e lartë.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com