Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë në prag. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përgatitjet për këtë ditë po vazhdojnë intensivisht.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të jenë në ballë të organizimit të zgjedhjeve.
Putin: Ne bëmë një marrëveshje me Ukrainën dhe më pas erdhi një burrë me një prerje flokësh të çuditshme dhe tha – nuk mund të bëhet!
34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri, në trup iu zbuluan disa hematoma
by Taboola
“Ky program siguron që çdo person i angazhuar të jetë i përgatitur në mënyrë profesionale për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë ligjore gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor: nga hapja e qendrave të votimit deri te numërimi i votave që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët”, thuhet në ndër të tjera në njoftimin e KQZ-së.