Për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste të gjithë drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 Majit. Në fokus vota e Diasporës. Ky takim vjen edhe në kuadër të përgatitjeve të mazhorancës për fushatën elektorale që nis pas pak javësh
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot (24 shkurt) në selinë e Partisë Socialiste, të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve dhe në qendër, për zgjedhjet e 11 Majit.
Ky takim vjen edhe në kuadër të përgatitjeve të mazhorancës për fushatën elektorale, që nis pas pak javësh.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, tematika kryesore mësohet se ka qenë vota e Diasporës. Ky takim ka zgjatur për më shumë se një orë.
Në fund të mbledhjes, kryeministri u pa teksa dilte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, me të cilin duket se ka ndarë edhe disa ide e diskutime shtesë rreth situatës.
Gjithashtu në mbledhje është diskutuar edhe për masat dhe përgatitjet e strukturave për zgjedhjet.