Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur në fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.
Gjatë diskutimit më ndjekësit në Facebook, Rama tha se kësaj here PS do arrijë të marrë mbi 800 mijë vota, besim ky që siç tha do të përmbushet me uljen e Shqipërisë në tryezën e Bashkimit Evropian.
“Jo 800 mijë, duhet të numërosh me herë këtë herë, dhe ata nuk janë gjysma njerëzish, ata janë populli i Shqipërisë, që do shkojnë vetëm përpara me POS dhe me mua, kalin që tërheq gjithë këtë karrocë të madhe dhe se bashku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, aty ku e ka vendin, do jetë dhe i pari se kemi me “Albania”. I pari, do jetë flamuri i Shqipërisë. Kush flet dhe kush dëgjon, duhet të dijë që në kokën time ka një fiksim “Albania” tek tavolina ku ulen shtetet anëtare të BE, pastaj fillon një histori krejt e re, por ama mbyllet përgjithmonë historia e një kënetë të vjetër”, tha ai