Artistët e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV.
Zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani tha se ka propozuar një ndryshim të rëndësishëm në ligjin për kulturën në Parlamentin e RMV-së. Me ndryshimet e reja, artistët do të kenë kontrata me kohë të pacaktuar, duke e zëvendësuar sistemin aktual me kontrata të përkohshme, transmeton Portalb.mk.
Lajm i shkëlqyer për artistët dhe ansamblin! Ministria e Kulturës dhe Turizmit me hapa konkrete dhe pozitive!
Sot si zv. Ministër i Kulturës pata rastin të propozoj një ndryshim të rëndësishëm në ligjin për kulturën në Parlamentin e RMV-së. Me ndryshimet e reja, artistët do të kenë kontrata me kohë të pacaktuar, duke e zëvendësuar sistemin aktual me kontrata të përkohshme. Ky është një hap i madh për mbështetje më të qëndrueshme dhe më të mirë për kulturën tonë!”, shkroi Sulejmani në Facebook.
Kohëve të fundit ka plasur debati dhe akuzat lidhur me mbarimin e kontratave të 34 punonjësve të Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe. Artistët sqaruan qëndrimet dhe kërkesat e tyre. Siç janë shpreheur ato, në asnjë moment nuk kanë qenë të njoftuar për largimin, ndërsa përballen edhe me presione. Drejtori i Ansamblit paraqitjen e artistëve para mediave e konsideroi “cirkuz”.
Artistët të cilëve u ka mbaruar kontrata e punës mbajtën takim ku iu drejtuan mediave e përmes tyre qytetarëve dhe organeve kompetente që mund të ndikojnë në zbutjen e situatës.
Në debatin rreth kësaj problematike janë shprehur njerëz të ndryshëm.
Artistët thonë se kanë presione, kërcënime, por se ata nuk do të dorëzohen përballë këtyre pengesave.
Ata pyesin se përse duhet t’i nënshtrohen audicionit, kur institucini në fjalë nuk ka mbajtur audicion çdo tre vite siç parasheh ligji për kulturë.