Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa foto nga aksioni i sotëm në Zubin Potok.
Ai bëri të ditur se ka gjetur në fshatin Uglarë, armë dhe mjete eksplozive si granatë dorë, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.
Ministri theksojë se personi në foto, të cilit i janë gjetur këto municione është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai këtë aksion e quajti të suksesshëm në c’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë, përcjell IndeksOnline.
Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.
Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.
Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë.