Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më të fortë se në vitin 2021.Ai shprehet i bindur se rezultati do të jetë befasues.
“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021” dekalroi Kurti raporton Gazeta Blic.Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit kanë folur për “Gazeta Blic” nga Partia Demokratike e Kosovës.
Deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, tha se deklaratat e Kurtit janë të natyrës mobilizuese dhe për t’i dhënë vullnet anëtarësisë. Haliti tha se elektorati tashmë i njeh të gjithë dhe ua mban mend premtimet e realizuara dhe ato të parealizuara.
“Të gjitha partitë në opozitë po deklarohen që do të dalin të parat në zgjedhjet e ardhëshme. Asnjë kapiten ekipi në futboll nuk deklarohet që do luajmë me ekipin X, dhe do humbim, sepse një deklarim i tillë sjell frikë e demoralizim para betejës. Deklaratat e Kurtit janë të natyrës mobilizuese dhe për t’iu dhënë vullnet anëtarësisë dhe për të krijuar besueshmëri tek elektorati i tij. Të gjithë hyjnë në garë për të fituar, elektorati na njef të gjithëve, i mbanë mend premtimet e realizuara dhe ato të parealizuara. I mbanë mend gënjeshtarët dhe ata që janë përpjekur të jenë të sinqertë në raport me votuesit e vetë dhe interesat e Kosovës” deklaroi Haliti.Ai tutje shprehet se kryeministri Kurti përpara se të dalë në publik me besimin se do të fitoj, duhet të tregojë për dështimet e qeverisjes së tij.
“Mendoj që Kurti para se të del në publik me besimin qe do fitojë, do duhej që të na tregante se sa veta e kanë lëshuar Kosoven me kaluar në emigrim. Cilat janë arsyet që të rinjtë po ikin nga Kosova. Do duhej të na tregonte për kapacitetet ekonomike të ‘shtuara gjatë qeverisjes së tij’. Cilat janë investimet e huaja dhe sa janë ato, nëse nuk ka investime të huaja, cilat janë arsyet që nuk vijnë për të investuar në Kosovë, përse nuk kemi akoma sigurimet shëndetësore të obligushme dhe të garantuara, cili ështi niveli i dijes që marrin filloristët, gjimnazistët e ata që kryejnë shkollimet superiore, në krahasim me moshatarët e kolegët e tyre në regjion e BE? Si po funksionojnë shërbimet publike, transporti, higjena, pastrimi i rrugëve, mirëmbajtja e autostradave. Si po funksionon sistemi i drejtësisë, përse spo rriten pensionet, përse spo trajtohen në mënyren e merituar veteranët e luftes së UÇK, përse spo rritet e bëhet e dinjitetëshme paga minimale e të punësuarve , përse ska media të shkruara në Kosovë?’“Si funksionon kontrolli i ushqimeve që hanë qytetarët e Kosovës, si kontrollohen ushqimet që vijnë nga importi dhe ato të prodhuara në Kosovë, a ka kontroll permanent dhe a janë të sigurtë qytetarët për ushqimet që i blejnë në treg të lirë dhe nëpër markete? Këto janë disa nga çështjet për të cilat do duhej të raportonte dhe ta bindte qytatarin e votuesin e Kosovës. A janë qytetarët e kënaqur me qeverinë apo jo besoj që do tregoj vota e tyre. Politikat e qeverisë Kurti për t’ua errësuar shikimin e ndjesinë për të metat e shërbyesve të parë rë tyre që është qeveria, është strategji permanente e Kurtit, përmes aferave të panevojshme me sfond nacionalist që Kosoven me sanksionet e vendosura nga BE, e barazuan me Rusunë. Gjithë këto duhet ti vlerësojënë qytetarët para se të shkojnë te kutia e votimit” deklaroi Haliti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.