Xhavit Haliti: Jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin me Bedri Hamzën si kryeministër
by mona22222
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se partia e tyre është e bashkuar dhe e vendosur për të sjellë ndryshimin me Bedri Hamzën kryeministër.
Ai përmes një postimi në Facebook ndërsa ka shkruar për mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së që u mbajt dje, ka thënë se kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe strategjinë e fitores për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot (dje), mbajtëm mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.
Diskutuam për gjendjen aktuale politike në vend dhe strategjinë e fitores së zgjedhjeve parlmentare të 9 shkurtit 2025.
Jemi të bashkuar dhe të vendosur për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin nga PDK-ja, me kryeministër Bedri Hamza.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com