38
Politikani serb Nikola Sanduloviq, u rrah brutalisht nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA), pas deklarimeve të tij rreth kërkimfaljes për krimet e shtetit serb në Kosovë.
Ai deklaroi se “ka kërkuar falje edhe për ata që nuk e benë këtë”.
Kryetari i Partisë Republikane në Serbi kishte bërë homazhe në Prekaz.
Lidhur me këtë rast ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
qAjo tha se Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, po përdorë metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve.
“Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë”, tha ajo.