Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi”, në Prishtinë.
E dyshuar për vrasjen është një grua me inicialet N.M, e cila është vetëdorëzuar në Polici.
Mediat kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vendi i ngjarjes i rrethuar nga shiriti i Policisë dhe vetura e Policisë dhe Forenzikës, shkruan Reporteri.net.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.