Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 56 029, ndërsa deri sot në orën (09:30) janë miratuar 40 574 kërkesa.
Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 40 751 (62.7%) kërkesa, ndërsa femrat janë 24 278 (37.3 %).
Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 18 650 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 17 908 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 12 301, mbi 56 vjeç janë 9673 kërkesa për regjistrim dhe nga grup-mosha 18-25 vjeç janë 6497 kërkesa për regjistrim.
Sipas të dhënave janë refuzuar 23 870 kërkesa.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 22 440, e ndjekur nga Greqia me 16 718, Gjermania me 8636, si dhe nga SHBA me 5464.
Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 12 510, më pas bashkia e Fierit me 10 056, Korça me 7690, Durrësi me 5616 etj.