Mbi 700 emigrantë kanë aplikuar deri më tani, në KQZ për tu regjistruar si zgjedhës nga jashtë. Kjo ditë e parë po shënon një fluks të lartë të diasporës ku kryeson Italia dhe Gjermania, e votuesit janë kryesisht të qarkut Tiranë. Zgjedhësit burra kryesojnë me gati 80 % dhe shumica dërrmuese janë të rinj.
Mesnatën e kësaj të shtune, në orën 00:12 minuta të 11 janarit, një emigrant në Gjermani u bë i pari që aplikoi në KQZ për të votuar nga jashtë vendit.
“Ata kanë mundësi të kërkojnë ndihmë në kohë reale, me një chatbot, ose duke telefonuar me pagesë KQZ-në, ose përmes një mesazhi në Ëhatsapp, ose duke na dërguar një email”, tha Celibashi.
Deri në orën 17:30 kanë aplikuar 1405 persona, 111 kërkesa janë pranuar, ndërsa 33 janë refuzuar, 5 prej tw cilave ishin me dokumenta tw skaduara. Pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin 80% burra dhe moshat kryesisht të reja. Vetëm 80 persona ishin mbi 56 vjeç.
Diaspora e Italisë është në krye të listës së aplikimeve në këtë ditë të parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Ata janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë.
Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për tu përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.
“Deri në 4 mars ata mund të riaplikojnë sa herë të duan. Nëse kërkesa u refuzohet për çfarë do lloj arsye, mund ta riparaqesë kërkesën sa herë të dëshirojë deri më 4 mars”, vijoi Celibashi.
Zgjedhësit duhet ta bëjnë vetë aplikimin, pasi sistemi kërkon shfaqjen e fytyrës drejtpërdrejtë, e cila krahasohet me foton e dokumentit të identifikimit.
Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.
Nëse jeni emigrantë dhe dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU.
Të dhënat nga KQZ për regjistrimin e emigrantëve