Këtë të mërkurë mbërrin në Tiranë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në kuadër të një turi që po zhvillon në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor..
Takimin e parë zyrtarja e lartë e BE-së e zhvillon me kryeministrin Edi Rama, ndërsa një fjalë përshëndetëse do ta mbaje në Kolegjin Europian të Tiranës, e më pas do te bisedoje me Presidentin Bajram Begaj.
Von Der Leyn do të vijojë turin e saj në Maqedoninë e Veriut, më pas në Bosnjë Herzegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Vizita e presidentes Von der Leyen ka në fokus integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian. Shqipëria u shkëput nga Maqedonia e Veriut pasi hapi grup kapitullin e parë të negociatave që lidhen me drejtësine, gjyqësorin, funksionimin e institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reformen e administratës publike.
Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave për Shqipërinë.