Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak ndërkombëtar “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut të 8 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Këshilli i Ministrave miratoi sot (22 janar) vendimin për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak ndërkombëtar “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut të 8 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme, misioni është trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, komandantëve të skuadrave deri në nivel toge për përdorimin e armëve të këmbësorisë, të xhenios, dhënien e ndihmës së parë, lidership, luftë në qendra të banuara dhe taktikë.
Venddislokimi është në bazën Wretham, Norfolk, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Kohëzgjatja e këtij misioni është 1 vit, afat që fillon të llogaritet nga data e dërgimit të personelit të parë në mision.
Periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësues, është me sistem rotacioni në çdo 6 muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).
Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për: dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore; sigurimin e jetës; siguracionin shëndetësor jashtë zonës së operacionit; mbështetjen shëndetësore; shërbime interneti; transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerje disipline; aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.
Transporti i personelit, që shërben në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi dhe lavanderia përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve, ku do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes dy- ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër përballimin e këtyre shpenzimeve.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Për zbatimin e vendimit ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
V E N D I M PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK “INTERFLEX” NË MBRETËRINË E BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.9363,datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pjesëmarrjen në operacionin ushtarak ndërkombëtar “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut të 8 (tetë) ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
2. Misioni është trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, komandantëve të skuadrave deri në nivel toge për përdorimin e armëve të këmbësorisë, të xhenios, dhënien e ndihmës së parë, lidership, luftë në qendra të banuara dhe taktikë.
3. Venddislokimi është në bazën Wretham, Norfolk, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
4. Kohëzgjatja e këtij misioni është 1 (një) vit, afat që fillon të llogaritet nga data e dërgimit të personelit të parë në mision. Periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësues, është me sistem rotacioni në çdo 6 (gjashtë) muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).
5. Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për:
a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;
b) sigurimin e jetës;
c) siguracionin shëndetësor jashtë zonës së operacionit;
ç) mbështetjen shëndetësore;
d) shërbime interneti;
dh) transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerje disipline;
e) aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit;
ë) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.
6. Transporti i personelit, që shërben në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi dhe lavanderia përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve, ku do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes dy- ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër përballimin e këtyre shpenzimeve.
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
8. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.