Zelanda e Re dhe Australia kanë mirëpritur vitin 2025. Auckland ishte qyteti i parë që feston ardhjen e Vitit të Ri me shfaqjen spektakolare të fishekzjarrëve nga Kulla ikonë Sky, një moment që mbledh mijëra qytetarë dhe vizitorë në zemër të qytetit.
Shfaqja e fishekzjarreve filloi me një numërim mbrapsht 10 sekondash të projektuar në bazën e Kullës Sky Tower 328 metra të gjatë të kryeqytetit Auckland, e ndjekur nga fishekzjarre që ndriçuan qiellin e natës dhe të shoqëruar nga një shfaqje me drita lazer.
Spektakli i fishekzjarreve zgjati pesë minuta, me më shumë se 500 kilogramë lëndë piroteknike të lëshuara nga vende të ndryshme të qitjes me urën e portit të Auckland gjithashtu të ndriçuar.
Pas ishullit Kiribati dhe Zelandës së re, ishte Australia që priti vitin e ri 2025. Në shfaqjen e zakonshme në Sidnei u bë spektakli i fishekzjarreve, për të cilin u përdorën 9 ton lënë piroteknike. Ato u lëshuan nga Shtëpia e Operas dhe Ura e Portit të famshëm ku çdo vit zhvillohet ceremonia ikonë e natës së ndërrimit të viteve teksa Sidnei cilësohet edhe si kryeqyteti botëror i ndërrimit të viteve.
Ora 17:44
Korea e Jugut dhe Japonia presin 2025 me festime të magjishme
Viti 2025 ka trokitur edhe në Japoni dhe Korenë e Jugut, ku është pritur me festime të magjishme.
Ora 14:10
Viti i Ri ‘troket’ në Australi, spektakël fishekzjarrësh në Sidnei
Mesnata ka trokitur në Sidnei, së bashku me shumicën e Australisë, duke shënuar fillimin e vitit 2025 atje.
Qyteti po feston me një shfaqje spektakolare fishekzjarrësh mbi Urën e Portit të Sidneit.