Egnatia ka triumfuar kundër Bylisit me shifrat 3-1 në transfertë. Kjo ishte ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Sfida u zhbllokua që në minutën e 23-të me Ujkën dhe shifrat u dyfishuan në të 34-ën me Uotlai. Kështu u mbyll pjesa e parë në “Adush Muçaj”.
Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime te skuadrat dhe goli i tretë për Egnatian u realizua nga Redi Kasa. Në të 68-ën Ruçi rihapi sfidën dhe provuan të barazonin shifrat, por ballshiotët nuk arritën të përfitojnë nga mundësitë e dhëna. Kështu skuadra e Tetovës do të jetë më e qetë në ndeshjen e dytë çerekfinale që luhet më 26 shkurt.
BYLIS 1-3 EGNATIA
68′ Ruçi/ 23′ Ujka, 34′ Uotlai, 66′ Kasa
NGJARJET KRYESORE
90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Egnatia!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Lushkja largohet nga sfida, zëvendësohet nga Malota.
85′ Përgjoni lëshon predhën e befasishme, por Dajsinani bën detyrën. (VIDEO)
81′ Kasa lë fushën e lojës për De Melo.
78′ Almeida ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli kundër Fangajt.
76′ Aksion i bukur nga Egnatia, por nuk ka finalizim. (VIDEO)
74′ Dylis ndëshkohet me karton të verdhë.
69′ Largohet Malomo, ka minuta për Almeida.
68′ GOOOL BYLIS 1-3/ Ruçi bën gjithçka vetë dhe në fund shkund rrjetën e Dajsinanit. (VIDEO)
66′ GOOOL EGNATIA 0-3/ Ujka përfiton nga gabimi i Mahmutit dhe rrëmben topin duke ja pasuar Kasës, ky i fundit nuk fal para portës dhe shënon golin e tretë.(VIDEO)
65′ Ndreca pason për Kasën, ky i fundit gjuan me kokë por nuk arrin të shënjestrojë portën. (VIDEO)
61′ Zejnullai ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli kundër Ruçit.
58′ Viktor da Silva tenton golin por Dajsinani bën një pritje shumë të mirë. (VIDEO)
54′-55′ Ka nervozizëm mes lojtarëve, Emanuela Rusta ndëshkon me karton të verdhë Aleksin, Abazajn dhe Peraltën. (VIDEO)
47′ Largohet Uotlai për Alijev.
46′ Largohet Gjata, Ualison, Ilieski dhe Kane, në lojë futen Da Silva, Berko, Përgjoni, Mahmuti
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Egnatias!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
34′ GOOOL EGNATIA 0-2/ Pas një harkimi nga goditja e dënimit nga Kasa, Uotlai përfiton nga rrëmuja në zonë dhe gjen golin e dytë. (VIDEO)
30′ Ujka kalon dy kundërshtarë dhe pason për Lushkjan, ky i fundit shpërdoron një rast të artë. (VIDEO)
29′ Ruçi provon dy herë drejt portës, por nuk arrin të shënojë gol. (VIDEO)
29′ Uotlai ndërhyn sërish ndaj Ualison, por merr vetëm paralajmërim nga gjyqtarja Emanuela Rusta.
25′ Uotlai merr karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ualison.
23′ GOOOL EGNATIA 0-1/ Ujka mposht portierin Hasanbelli, goli konfirmohet edhe nga VAR. (VIDEO) (VIDEO)
20′ Skemë mes Ndrecës dhe Lushkjas, topi largohet nga Malomo. (VIDEO)
11′ Kombinim i mirë mes Ualison dhe Gjatës, Dajsinani bën detyrë. (VIDEO)
10′ Kërkohet penallti nga ballshiotët, por loja vazhdon. (VIDEO)
4′ Gabon Hasanbelli që ishte nën presionin e Ujkës. Portieri i vendasve korrigjon gabimin.
2′ Mario Gjata ndalet nga Dajsinani. Sulmuesi i Bylisit pranë golit, teksa topi devijohet në këndore. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Kane, Gjata, Kamara, Ruçi, Malomo, Peralta, Abazaj, Ilieski, Ualison
Trajner: Nevil Dede
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Aleksi, Uotlai, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj, Kasa
Trajner: Edlir Tetova
Gjyqtarë: Emanuela Rusta,Emigers Ganxhi(Elbasan),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Adrian Beqiraj(Tiranë)
Var: Orlando Kuka(Tiranë)
Avar: Kreshnik Cjapi(Fier)
Delegat: Agim Mone(Tiranë)
Vëzhgues: Arjan Mali(Patos)