Tri skuadra e provuan shijen e fitores që në javën e parë të kampionatit: Vllaznia, Teuta dhe Egnatia. Kjo e fundit arriti fitoren më të thellë të javës, 0-2 ndaj Dinamos.
*Tetë gola u shënuan në 5 ndeshjet e javës së parë, mesatarisht më pak se një gol për ndeshje. Ndeshja me më shumë gola ishte TeutaBylis, 2-1.
*Katër ekipe nuk mundën të shënonin në 90-minutëshin e parë të kampionatit, konkretisht Dinamo, Partizani, Tirana dhe Laçi.
*Dy kartonë të kuq u akorduan nga gjyqtarët. Ndëshkimi maksimal është dhënë për Melon e Laçit dhe Zguron e Partizanit.
*Një penallti është dhënë në 5 ndeshjet e javës së parë dhe fatin për të gjuajtur nga pika e bardhë e pati Egnatia me Vuthajn.
*Dopieta e vetme e javës i takoi Emiljano Vilës së Teutës.
*Dy mbrojtës gjëtn rrugën e rrjetës, Prençi i Skënderbeut dhe Lulaj i Elbasanit. Po ashtu, shënuan edhe dy mesfushorë, Lushkja i Egnatias dhe Alivoda i Vllaznisë.