Gjashtë vendet e NATO-s fqinje me Rusinë kanë rënë dakord për të ngrenë një ‘mur me dronë’ për të mbrojtur kufijtë e tyre nga ‘sfidat’, njoftoi të premten qeveria lituaneze, raporton AFP.
“Bëhet fjalë për diçka krejtësisht të re, një mur dronësh që do të shtrihet nga Norvegjia në Poloni. Objektivi është përdorimi i dronëve dhe teknologjive të tjera për të mbrojtur kufijtë tanë”, deklaroi Ministrja e Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite për agjencinë NBS, pas diskutimeve me homologët e tij nga dy vendet e tjera baltike – Letonia dhe Estonia – dhe nga Finlanda, Norvegjia dhe Polonia.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për infrastrukturat fizike, sistemet e mbikëqyrjes, por edhe për dronët dhe teknologjitë e tjera, të cilat do të na lejojnë të mbrohemi nga sfidat e vendeve armiqësore dhe të parandalojmë kontrabandën”, shtoi ministri lituanez.
Përveç vendosjes së dronëve për mbikëqyrjen kufitare, këto vende do të përdorin sisteme për të kapur dronët e armikut.
Ministri i Brendshëm Lituanez nuk specifikoi një plan kohor për këtë projekt.