10
Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit për 4635 punonjës.
Në zbatim të urdhrit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të jenë disa kategori që do të përfitojnë, ku përfshihen punonjësit e shërbimeve të sistemit mbështetës. Shpërblimi do të jetë në masën prej 15,000 lekësh për punonjësit me klasë I-XIII për Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e varësisë.
Më konkretikisht, punonjësit që do të përfitojnë janë:
- – Punonjësit e shërbimeve, magazinës, shoferët dhe mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës dhe Njësitë Administrative;
- – Zjarrfikësit;
- – Punonjësit e shërbimeve të qendrave sociale;
- – Punonjësit e shërbimeve të Çerdheve dhe Kopshteve
- – Punonjësit e shërbimeve të pastrimit dhe gjelbërimit;
- – Punonjësit e shërbimeve të ndriçimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve;
- – Punonjësit e mirëmbajtjes së objekteve publike
- – Punonjësit e shërbimeve të Parqeve dhe Kopshtit Zoologjik
- – Punonjësit e shërbimeve të parkingjeve;
- – Punojësit e shërbimeve funeraleve;
- – Punonjësit e shërbimeve të muzeumeve vendore;
- – Punonjësit e shërbimeve të konvikteve;
- – Punonjësit e shërbimeve të shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”;
- – Punonjësit e shërbimeve të klubve sportive;
- – Punonjësit e shërbimeve të Agjencisë së Rinisië dhe Mirëqenies Sociale;
- – Punonjësit e shërbimeve të Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit;
- – Punonjësit e shërbimeve të Galerisë së Artit;
- – Punonjësit e shërbimeve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit;
- – Punonjësit e shërbimeve të Tatimeve dhe Taskave Vendore.
- – Punonjesit e policisë bashkiake;
- – Punonjësit e shërbimeve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit
- – Punonjësit e shërbimeve të agjencisë së tregjeve.
- Punonjësit e shërbimeve të qendrës kulturore e agjencisë kreative
Shpërblimi për të gjithë këta punonjësit e shërbimeve të Bashkisë u lajmërua nga Kryetari Veliaj në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.