©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë studentëve që zhvendosen për të jetuar në Tiranë që të rezervojnë online dhomën në konviktet e “Qytetit Studenti”.
Veliaj shprehet se regjistrimi mund të bëhet fare lehtë, ashtu siç veprohet për një udhëtim apo hotel, përmes aplikacionit “Tirana ime”.
“Hej, përshëndetje të gjithë studentëve që kanë ardhur në Tiranë. Mirë se keni ardhur! Duam të regjistroheni ashtu siç bëni për një udhëtim apo hotel në aplikacionin “Tirana ime”.
Tek aplikacioni mund të regjistroheni për konviktin tuaj që është i ri dhe modern. Mezi presim t’ju kemi pjesë të Tiranës tonë”, thotë Veliaj.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com