Nga vendi i aksidentit ku humbi jetën 22-vjecarja Frosina Kulakova nga Negotina, nisi protesta e sotme në Shkup në organizim të nismës “Kush e ka radhën”. Kanë marrë pjesë një numër I madh I qytetarëve, ku kanë dominura parullat “Siguria është e drejtë e jo privilegj”, “Për monstrën që të mos vuajë burg, Frosina është në varr”, “Dënim për prindërit”, “Gjykatës lironi drejtësinë”, “Rrugët nuk janë shtigje të Formulës 1” e të ngjashme.
Marshi protestues është mbështetur edhe nga Unioni I Nxënësve të Shkollave të Mesme duke paralajmëruar se bashkë do të luftohet kundër korrupsionit dhe për një të ardhme të sigurtë për të gjthë.
Protesta, sic njoftuam, nisi në vendin e aksidentit tragjik për të vazhduar me marshin drejt Kuvendit, para Prokurorisë dhe për të përfunduar para Gjykatës Penale në Shkup.
Në krye të protestave ishin prindërit dhe motra e Frosinës, derisa të pranishmit mbanin fanella të zeza me mbishkrimin “Drejtësi për Frosinën”.
Nisma “Kush e ka rradhën” kishte publikuar edhe rregulla dhe reomandime të sjelljes gjatë marshit protestues, duke bërë thirrje të shmangen provokimet, të mos mbahen gjësende të forta kurse ishin të ndaluar simbolet partiake me arsyetimin se protesta është nismë qytetare dhe nuk guxon të partizohet.