Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar pa fitores së Vangjel Tavos në zgjedhjet vendore të Bashkisë së Himarës. Rama ka zgjedhur të shprehë urimin e tij nëpërmjet një video të veçantë, ndërsa thekson se u arrit një fitore spektakolare. Ndër të tjera nënvizon se qëllimi kryesor mbetet që Himara të kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara.
“Mirë mëngjes dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.