15
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Vajza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, Besiana, ka ndarë një foto të rrallë me të atin e ndjerë.
Në ditën që Kadare do të mbushte 89 vjeç, Besiana shkruan që është hera e parë që babai i saj ka ditëlindjen dhe nuk është më i kësaj bote.
“89 vjeç. Sot është herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote…”, shkruan ajo krahas fotos që e ka shoqëruar me simbolikën e zemrës dhe të lutjes.
Ndryshe nga përvjetorët e tjerë 28 janari i këtij viti ishte i pari pa Kadarenë , i cili u nda nga jeta korrikun e vitit të shkuar. Mungoi prania fizike, por vepra e tij ndihet më gjallë se kurrë. Kadare frymon mes rreshtave që nxori nga pena e tij dhe jeton në mendjet e lexuesve ndër breza.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com