Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm tjetër ajror në Bejrut të Libanit.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar si dhe re tymi të zi janë ngritur në qiellin e qytetit jugor, raporton Reuters.
Izraeli thotë se sulmi ishte “preciz” dhe se kishte shënjestruar rajonin e Danieh, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për rajonin e njëjtë të qytetit kur izraelitët vranë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë të premtes.
E burime të Reuters bëjnë të ditur se në sulmet izraelit në Luginën Bekka të Libanit është vrarë Mohammad Dahrouj, lider i lartë i grupit islamist Jama’a Islamiya.
Ky grup islamist politik Sunni u themelua në vitet e 60-ta si degë libaneze e Vëllazërisë Myslimane.
Ky grup shkrepi raketa mbi Izraelin gjatë viteve të fundit, kurse Izraeli më herët kishte kryer sulme duke shënjestruar figura tjera të këtij grupi. /Telegraffi/