Sot komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K. Scott, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR’it thuhet se Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ata vazhduan vizitën në Urën e Ibrit, ku gjeneralejtënant Scott u takua me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe.
Barduani e Scott shkuan edhe në “Camp Villaggio Italia” në Pejë dhe më pas në Manastirin e Deçanit, ku takuan igumenin, Sava Janjiq.