©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut të enjten, në kuadër të vizitës së saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të vizitojë edhe Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi. ku me liderët do të diskutohet progresi i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, si dhe Plani i Rritjes 6 miliardë euro të BE-së.
Pas vizitës në Tiranë, von der Leyen do të udhëtojë të enjten për në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Siç kanë njoftuar nga Delegacioni i BE-së në Shkup, presidenti Von der Layen dhe kryeministri Mickoski janë paraparë të mbajnë konferencë për media në Qeveri.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com