Në Urën e Ibrit kanë vazhduar punimet e nisura prej ditësh, ndërkohë që qytetarët shqiptarë po presin me padurim hapjen e saj meqë sipas tyre nuk ka asnjë arsye që ajo të jetë e mbyllur. Zyrtarë të Policisë së Kosovës në Veri ndërkaq thanë se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë urdhër për hapjen e urës teksa shtuan se janë të gatshëm të menaxhojnë çdo situatë pas hapjes së saj.
Përderisa punimet vazhdonin, në Urën e Ibrit u panë forca të shtuara të KFOR-it, EULEX-it e të Policisë së Kosovës.
Mbikëqyrjes së tyre nuk iu iku as një mërgimtar i cili hyri me makinë në Urën e Ibrit por u kthye mbrapsht nga pjesëtarët e karabinierit iralian të KFOR-it dhe të policisë së Kosovës.
Hapjen e Urës së Ibrit po e presin më padurim qytetarët shqiptarë të Mitrovicës së Jugut dhe të asaj të Veriut, të cilër për RTV21 thanëse nuk ka asnjë arsye që ajo të jetë e mbyllur.
”Ura duhet të hapet. Nëse jetë për dialog që e udhëheqë BE-ja sot e njëqind vjet jo nuk hapet”.
”Me patjetër ura duhet të hapet…”
Por hapjes së Urës së Ibrit shprehet edhe kjo qytetare vizitore nga Sllovenia.
“Duhet te hapet ura, normalisht, do të ishim të lumtur nëse ajo do të hapej”
Ndërsa një tjetër nuk ishte në dijeni fare për këtë çështje.
“Jam boshnjake, unë nuk i njoh shqiptarët. Me shumë dëshirë do ju flisja, nuk e di, unë jam nga një vend krejtësisht në fund në Bosnjë, nga Trebinje nëse keni dëgjuar. Nuk di asgjë”.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani për RTV21 tha se deri më tani nuk kanë marrë asnjë urdhër për hapjen e urës teksa shtoi se janë të gatshëm të menaxhojnë çdo situatë pas hapjes së saj.
“Njëherë për njëherë s’ka ndonjë veprim sa i përket kësaj çështjeje. Deri me ta i nuk kemi ndonjë urdhër. Në veri situata është e sigurt policia është në secilin vend në rast se ka nevojë me ndërhy ne ndërhyjmë. S’ka ndonjë problem që nuk mundemi me menaxhuar. Nuk do të thotë që mund t’i kontrollojmë veprimet e njerëzve por mund t’i kontrollojmë së cfarë ndodhë pas atij veprimi”, tha Elshani.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ndërkaq thotë se Ura duhet të hapet por që Qeveria duhet të ofrojë garanci se nuk do të ketë prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Ura Duhet te hapet me patjetër dhe s’përbënë ndonjë rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës. Shqetësimi i ambasadorëve është se shqiptarët do të hallkaten dhe do të prishin rendin dhe qetësinë publike, me i frikësuar serbët por ata po thonë se s’kemi garanci publike nga ana e institucioneve të ks …nuk kanë dalur as minstriat…që të thonë se gjëra të tilla s’do të ndodhin, në pak muaj që do të hapet ura por që nuk do lejohen manifestime etj”, tha Spahiu.
Vendimi për hapjen e urës së Ibrit ishte marrë në prill të vitit të kaluar nga Kuvendi Komunal I Mitrovicës së Veriut, por deri më tani nuk ka gjetur zbatim.